Lufta me Ukrainën, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i tha rrjetit televiziv amerikan CNN se çështja kërkon shqyrtim të kujdesshëm.
MARKETING
“Duhet të mendojmë gjatë për këtë. Ky është një zhvillim i ri. Ne kemi qëndrimin tonë”, tha Peskov, duke vënë në dukje se Presidenti rus Vladimir Putin kishte njoftuar tashmë një armëpushim tre-ditor disa ditë më parë, pa asnjë përgjigje nga Kievi.
Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se pavarësisht veprimit të njëanshëm të Rusisë, nuk ka pasur asnjë reagim publik nga pala ukrainase.
“A keni dëgjuar ndonjë përgjigje nga Kievi? Jo, as ne. A keni dëgjuar ndonjë kritikë ndaj Kievit për mosreagim ose për mosdëshirën për t’u përgjigjur? Jo”, theksoi Peskov, duke nënvizuar mungesën e presionit ndërkombëtar mbi udhëheqjen ukrainase.
Më parë, fuqitë e mëdha evropiane mbështetën propozimin për një armëpushim 30-ditor pa kushte në Ukrainë, me marrëveshjen e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, dhe kërcënuan Presidentin rus Vladimir Putin me sanksione të reja nëse ai nuk e pranon atë brenda ditëve të ardhshme.