LSDM: Qeveria duhet të tregojë trasparencë në lidhje me marrëveshjen me Mbretërinë e Bashkuar

LSDM: Qeveria duhet të tregojë trasparencë në lidhje me marrëveshjen me Mbretërinë e Bashkuar

Opozita e akuzon pushtetin për jotransparencë në lidhje me marrëveshjen me Mbretërinë e Bashkuar, me të cilën Maqedonia do të ketë në dispozicion 6 miliardë euro. Nga LSDM thonë se opinioni fare nuk është i njohur me përmbajtjet dhe obligimet nga marrëveshja.

MARKETING

“Nuk ka përgjigje për atë se cilët janë kushtet, sa është norma e interesit, sa vite do të kthehet kjo kredi dhe sa do t’i kushtojë qytetarë në fund. Gjithçka që dëgjojmë janë deklarata paushall, pa asnjëfarë detaji”, tha Martin Kostovsaki.

Nga shumica parlamentare thonë se pasi që marrëveshja të arrijë në Kuvend, ata do të shohin që të përshpejtojnë procedurën për ratifikimin e saj. Nga VMRO-DPMNE apelojnë që të mos bllokohen projekte që do të mundësojnë hekurudhë të shpejtë, si dhe institucionet mjekësore në Shtip, Kërçovë dhe Tetovë.

“Shpresoj se çdo politikan i përgjegjshëm, posaçërisht ata nga partitë parlamentare, do të tejkalojnë veten në mendjemadhësinë për kritika dhe të mbështesin këto projekte, për shkak se qartë dhe në mënyrë transparente do të jepen të gjithë detajet financiare, që, po përsëris dhe theksoj, do të jenë bindshëm më të favorshmet që janë marrë ndonjëherë në historinë e Republikës së Maqedonisë”, tha Bojan Stojanovski.

MARKETING