LSDM publikon edhe katër emra të kandidatëve për kryetar komunash

LSDM publikon edhe katër emra të kandidatëve për kryetar komunash

Kuvendi i LSDM-së ka publikuar edhe emrat e katër kandidatëve të rinj për kryetar komunash.

Janë bërë të ditur emrat për komunat e Shuto Orizares, Ilindenit, Koçanit, Dollnenit.

“Me vendim të Bordit Ekzekutiv të LSDM-së në seancën e djeshme të pasdites, u dha pëlqim edhe për katër kandidatura të reja për kryetarë komune për zgjedhjet e ardhshme lokale: Edis Hasan – kandidat për kryetar komune të Shuto Orizarës, Zika Stojanovski – kandidat për kryetar komune të Ilindenit, Igor Hristov – kandidat për kryetar komune të Koçanit dhe Isuf Sinani – kandidat për kryetar komune të Dollnenit”, thuhet në njoftimin për shtyp të LSDM-së.

Me këtë, LSDM tashmë ka shpallur 64 kandidatë për kryetarë komunash nga LSDM-ja në 64 komuna në të gjithë vendin.

MARKETING