Diplomatët më të lartë të Rusisë dhe ShBA-së diskutuan të shtunën rezultatet e bisedimeve të paqes midis Moskës dhe Kievit që u zhvilluan në Istanbul një ditë më parë.
MARKETING
Ministria e Jashtme ruse tha në një deklaratë se biseda telefonike midis Sergej Llavrovit dhe Marco Rubio u zhvillua me iniciativën e palës amerikane.
“Krerët e diplomacisë shkëmbyen pikëpamje mbi rezultatet e negociatave ruso-ukrainase të mbajtura një ditë më parë në Istanbul”, thuhet në deklaratë.
Sipas ministrisë, Rubio përshëndeti marrëveshjet për shkëmbimin e të burgosurve të luftës, si dhe vendimin e të dyja palëve për t’i përgatitur vizionet e tyre përkatëse të kushteve të nevojshme për armëpushim. Ai gjithashtu theksoi gatishmërinë e vazhdueshme të Uashingtonit për t’i mbështetur përpjekjet drejt një zgjidhjeje.
“Sergej Llavrov pranoi rolin pozitiv të ShBA-së në ndihmën për të siguruar pranimin përfundimtar të propozimit të Presidentit Vlladimir Putin për t’i rifilluar bisedimet e Istanbulit nga Kievi. Ai konfirmoi gatishmërinë e Moskës për ta vazhduar punën e përbashkët me homologët amerikanë në këtë kontekst”, theksohej në deklaratë.
Gjatë bisedës u diskutuan edhe disa çështje të tjera ndërkombëtare dhe rajonale, përfshirë perspektivën e kontakteve të mëtejshme ruso-amerikane, njoftoi ministria.