Lista Serbe shpall tri ditë zie për terroristët serbë të vrarë

Lista Serbe shpall tri ditë zie për terroristët serbë të vrarë

Lista Serbe ka deklaruar tri ditë zie për vdekjen e terroristëve serbë të cilët u vranë në Banjskë pasi sulmuan Policinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Lista Serbe e ka quajtur ngjarjen tragjike.

Sipas njoftimit, “në mjediset serbe në territorin e Kosovës do të anulohen të gjitha ngjarjet argëtuese të organizuara nga organet dhe institucionet e vetëqeverisjes lokale dhe flamujt e Republikës së Serbisë në të gjitha institucionet do të ulen në gjysmështizë”.
“Në emër të Listës Serbe dhe popullit serb nga Kosova.M, i shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, ka thënë LS-ja.

Të dielën nga sulmuesit serbë është vrarë një polic i Kosovës dhe janë plagosur tre të tjerë, njëri nga ta me armë zjarri.

MARKETING