Lirimi i policëve të rrëmbyer nga Serbia, Osmani falënderon SHBA-të

Lirimi i policëve të rrëmbyer nga Serbia, Osmani falënderon SHBA-të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lirimin e tre policëve kosovarë që ishin rrëmbyer më 14 qershor në veri të vendit nga autoritetet e Serbisë.

Osmani, këtë falënderim e bëri në një konferencë për media me guvernatoren e Iowas, Kim Reynolds

“Më lejoni të shpreh falënderimet për gjithë punën që ka bërë SHBA-ja për lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët po mbaheshin të kidnapuar. Uroj që policët ta përballojnë këtë situatë të rëndë dhe të rikorperhohen nga kjo ngjarje tragjike për të gjithë popullin e Kosovës”, ka thënë Osmani në konferencën për media.

Ajo tha se marrëdhëniet bilaterale në mes të Kosovës dhe ShBA-së janë të rrënjosura në vlera të përbashkëta, duke shtuar se fuqizimin e vendit e sheh vetëm me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë.

“Marrëdhëniet bilaterale janë të rrënjosura në vlera të përbashkëta. vendosmëria e tyre për kauzën e Kosovës ka qenë e domosdoshme për shtetësinë tonë. Fuqizimi ndërkombëtar i republikës e shohim vetëm me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtar me shtetet e bashkuara të Amerikës”, ka shtuar ajo.

MARKETING