Liria e Plotë

Metin Izeti
MARKETING
Bota moderne na shpall lirinë si pushtet të zgjedhjes ndërmjet një qyteti drithërrimash – ku çdo rrugicë është një zinxhir i maskuar me flori. Ne rrëmbejmë, zgjedhim, grumbullojmë, duke u bërë skllavërinj të lakmive tona, si një flutur e mbytur në mjaltën që vetë e prodhon. Ky është paradoksi i kohës sonë: sa më shumë të “zotërosh”, aq më thellë fundosesh në pusin e vetëkrijuar të egos.
Ndërkohë, rruga e pershpirtshmerise shpalos një liri të çuditshme: një dorëzim që shkëput zinxhirët. Sikur një pikë ujë që ndien hidhërimin e ndarjes nga deti, derisa kupton se humbja në pafundësinë e tij është vetëm kthimi në burim. Ky nënshtrim nuk është thyerje, por shkrirje; ashtu si drita e hënës që pushon së luajturi vetëvetiu kur pranon se është thjesht pasqyrë e diellit. I dorëzuari bëhet lumi që humbet emrin, por fiton oqeanin.
Shikoni fikun e vjetër në mal. Rrënjët e tij janë të përfshira thellë në shkëmb, sikur në pranga. Por pikërisht kjo “robëri” e jep fuqinë për të përzier degët me yjet. Liria e tij rrjedh nga pranimi i prangave si puthje.
Në botën materiale, ne jemi si kafshet në rrotë: sa më shpejt vrapojmë pas karotës së varur, aq më shumë rrota rrotullohet boshe. Te Zoti, dorëzimi na bën si yjët e lirë në qiell: ata nuk luftojnë gravitetin, por lëvizin në vallëzim të përsosur pikërisht për shkak të pranimit të ligjit të tij. Ky është sekreti – liria nuk shkatërron ligjin, por kërcen në ritmin e tij të padukshëm.
Mendoni për një farë në dorën e fëmijës. Nëse ajo ngulmon: “Do të qëndroj unë si gur i çmuar!”, do të thahet. Por kur pranon të shkatërrohet në tokë, bëhet pemë që fëmijët e ardhshem luajnë në hijen e saj. Vdekja e vetes është lindja e jetës.
Çdo thënie “Unë dua!” është një burg. Kurse çdo përgjerim “Ti do!” është çelës që shkëput. Si kandili i vjetër: i liri nuk dëshiron të dijë pse e lëviz flakën era. Ai digjet dhe ndriçon. Kjo është ekzistenca e pastër – të jesh brushe në dorën e Piktorit te madh, ku “vetja” shpërbëhet në dritën që hedh.
Vëzhgoni një vrimë të zezë kozmike. Ajo përthith çdo rreze drite pa rezistencë. Dhe pikërisht në këtë dorëzim absolut, bën të mundur lindjen e galaktikave të reja nga shpërthimi në thelbin e saj. Shkrirja është krijim.
“I lirë është ai që ka shkatërruar idhujt e brendshëm:
Idhullin e ‘Un’it’, idhullin e ‘Tash’it’, idhullin e ‘Duhet’.
Kur të tretet në Oqeanin me emër,
Valët bëhen fjalë,
Dhe heshtja – lutja më e lartë.”