Linjë ajrore direkt nga Shkupi në Sarajevë

Linja ajrore kombëtare greke “Aegean” do të prezantojë një linjë të re ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës, nga 2 tetori i këtij viti, njoftuan nga TAV Aeroporte.
MARKETING
Në linjën Shkup-Sarajevë, “Aegean” do të operojë me një aeroplan ATR72-600, me tre fluturime në javë ose çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte.