Limaj pas dështimit të “Kurti 3”: Dimal Basha duhet të japë dorëheqje

Limaj pas dështimit të “Kurti 3”: Dimal Basha duhet të japë dorëheqje

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka folur pas dështimit të zgjedhjes së “Qeverisë Kurti 3”.

Limaj e ka konsideruar situatën si fatkeqësi, duke theksuar se edhe pas tetë muajsh Kosova vazhdon të mbetet e bllokuar.
Ai ka kritikuar kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, duke thënë se duhet të japë dorëheqje dhe se nuk duhet të mbajë asnjë post publik, përfshirë edhe pozitën e propozuar sot si Ministër i Infrastrukturës.
“Është një hap i mirë reflektimi, por nuk është i plotë. Dimal Basha nuk duhet të ketë asnjë post publik dhe duhet të japë dorëheqje, pasi po i shkakton dëm të madh Kosovës”, ka deklaruar Limaj.

MARKETING