Limaj del me konferencë: Bashkimi nuk ka ndodhur, dalim vet në zgjedhje!
Fatmir Limaj në NISMA ka thënë që nuk ka ndodhur bashkimi me PDK-në për zgjedhjet e 28 Nëntorit, por ka thënë se ai dhe të besuarit e tij do të vazhdojë.
“Sonte besoj unë dhe secili nga miqtë, shokët, bashkëpunëtorët veteranë, intelektualë, familje dëshmorësh, elektoralë, njerëz të vullnetit të mirë, kanë pritur lajm të mirë, një lajm që do t’i gëzonte zemrat e tyre. E lajmet për bashkim gjithmonë gëzojnë zemra, sepse bashkimi paralajmëron fitore”, ka thënë Limaj në konferencë për media.
“Kemi dashur që në këtë garë të shkojmë bashkë e me i dhanë mundësi ndryshimit. Fatkeqësisht ky bashkim nuk ka ndodhur. Shkaku se pse nuk ka ndodhur bashkimi, tanimë dihet. Ama, kjo është vetëm një fazë. Rruga për bashkim është e fshirë, por ne do të vazhdojmë”.

