Ligjvënësit e BE-së kërkojnë presion mbi SHBA-në dhe Izraelin dhe pezullim të marrëveshjes me Tel Avivin

Ligjvënësit e BE-së kërkojnë presion mbi SHBA-në dhe Izraelin dhe pezullim të marrëveshjes me Tel Avivin

MARKETING

Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian i ka bërë thirrje liderëve të BE-së të ushtrojnë “presion maksimal diplomatik” mbi SHBA-në dhe Izraelin për të siguruar respektimin e së drejtës ndërkombëtare, duke kërkuar pezullimin e marrëveshjes së asociimit të bllokut me Tel Avivin, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Grupi S&D kërkoi një përgjigje më të fortë dhe më të vendosur evropiane ndaj përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme në një letër drejtuar presidentes së Komisionit Evropian. Ursula von der Leyen, presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

“Kjo është një krizë si gjeopolitike ashtu edhe ekonomike. Ajo kërkon veprim të menjëhershëm politik në nivel evropian. Në këtë kontekst, Komisioni dhe Këshilli Evropian duhet të ushtrojnë presion maksimal diplomatik mbi Donald Trumpin dhe Benjamin Netanyahun për të respektuar të drejtën ndërkombëtare pa paqartësi apo standarde të dyfishta”, thuhet në letër.

“Derisa përshëndesim armëpushimin e ndërmjetësuar nën kujdesin e Pakistanit, vërejmë me shqetësim se sulmet e forcave të armatosura izraelite ndaj civilëve dhe infrastrukturës në Liban nuk kanë ndalur”, shtohet më tej.

Grupi theksoi se BE-ja “nuk mund të qëndrojë si vëzhgues” përballë paqëndrueshmërisë në rritje, duke bërë thirrje për veprim urgjent për të de-përshkallëzuar situatën dhe për të mbrojtur civilët.

Ndër kërkesat kryesore të grupit është pezullimi i Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael dhe vendosja e sanksioneve ndaj Izraelit, duke përmendur sulmet e vazhdueshme në Liban dhe Gaza, si dhe rikthimin e dënimit me vdekje për të burgosurit palestinezë.

Ai gjithashtu i bëri thirrje bllokut evropian të intensifikojë përpjekjet diplomatike, të mbështesë mekanizmat ndërkombëtarë të drejtësisë dhe të zgjerojë ndihmën humanitare për popullatat e prekura në koordinim me agjencitë e OKB-së.

“Një qëndrim diplomatik i fortë dhe proaktiv është urgjentisht i nevojshëm për popullin e Iranit, rajonin më të gjerë dhe qytetarët evropianë njësoj”, thuhet në letër.

Irani dhe SHBA-ja njoftuan një armëpushim dyjavor të martën, të ndërmjetësuar nga Pakistani, me qëllim hapjen e rrugës për një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës së nisur nga Uashingtoni dhe Izraeli kundër Teheranit më 28 shkurt. Konflikti i armatosur ka lënë mijëra të vdekur dhe të plagosur në Iran.

MARKETING