Liderët e BE-së dënojnë krizën humanitare në Gaza, kërkojnë nga Izraelit të heq “plotësisht” bllokadën

Liderët e BE-së dënojnë krizën humanitare në Gaza, kërkojnë nga Izraelit të heq “plotësisht” bllokadën

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë shprehur keqardhje për përkeqësimin e krizës humanitare në Gaza dhe numrin në rritje të viktimave civile, duke i bërë thirrje Izraelit të heq “plotësisht” bllokadën ndaj enklavës palestineze, transmeton Anadolu.

MARKETING

Këshilli Evropian në samitin në Bruksel kërkoi nga Izraeli të lejojë “qasje të menjëhershme, të papenguar dhe shpërndarje të qëndrueshme të ndihmës humanitare në shkallë të gjerë” në të gjithë Gazën.

Në përfundimet e miratuara në samit, liderët e BE-së bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin pa kushte të të gjithë pengjeve, duke theksuar nevojën për një fund të përhershëm të armiqësive.

“BE-ja është e gatshme të kontribuojë në të gjitha përpjekjet drejt kësaj zgjidhje dhe u bën thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që dëmtojnë qëndrueshmërinë e saj”, tha Këshilli Evropian.

Ata gjithashtu kërkuan nga Izraeli të zbatojë ligjin ndërkombëtar dhe të sigurojë mbrojtjen e civilëve dhe punonjësve humanitar, si dhe infrastrukturën civile, duke përfshirë spitalet, shkollat dhe objektet e OKB-së.

Këshilli Evropian mori shënim raportin mbi pajtueshmërinë e Izraelit mbi Nenin 2 të Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael, i cili kushtëzon marrëdhëniet me respektimin e të drejtave të njeriut dhe kërkoi të vazhdojë diskutimet mbi hapat e mundshëm pasues në muajin korrik, varësisht nga zhvillimet në terren.

Veçmas, liderët përsëritën dënimin e fortë të dhunës së kolonëve dhe zgjerimit të paligjshëm të kolonëve në Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, si dhe bënë thirrje për sanksione të mëtejshme ndaj kolonëve ekstremistë dhe mbështetësve të tyre.

Lidhur me Iranin, liderët e BE-së përsëritën se vendi kurrë nuk duhet të lejohet të pajiset me një armë bërthamore dhe duhet të përmbushë detyrimet e tij sipas Traktatit të Mos Përhapjes.

BE-ja tha se do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet diplomatike që synojnë uljen e tensioneve dhe arritjen e një zgjidhje të qëndrueshme për çështjen bërthamore iraniane përmes negociatave.

Këshilli Evropian gjithashtu riafirmoi angazhimin e fortë të BE-së për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.

“Këshilli Evropian përshëndet ndërprerjen e armiqësive dhe u kërkon të gjithë palëve të respektojnë ligjin ndërkombëtar, të tregojnë përmbajtje dhe të përmbahen nga ndërmarrja e veprimeve që mund të çojnë në një përshkallëzim të ri”, tha këshilli.

MARKETING