Lëvizja e fundit e Trump/ Përjashtohen nga tarifat pajisjet elektronike, ka një arsye të fortë për të shpëtuar gjigantin amerikan të telefonave

Pajisjet elektronike të importuara në Shtetet e Bashkuara do të përjashtohen nga tarifat gjithëpërfshirëse të Presidentit Donald Trump, sipas një njoftimi për Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare të SHBA-së të postuar të premten, shkruan CNN.
Telefonat inteligjentë, monitorët e kompjuterat dhe pjesët e ndryshme elektronike janë ndër produktet e përjashtuara. Përjashtimi zbatohet për produktet që hyjnë në Shtetet e Bashkuara ose hiqen nga magazinat që më 5 prill, sipas njoftimit.
Masa vjen pasi administrata Trump vendosi një tarifë minimale prej 145% për mallrat kineze të importuara në Shtetet e Bashkuara. Tarifat do të kishin një ndikim të madh në gjigantët e teknologjisë si Apple, të cilët prodhojnë iPhone dhe produkte të tjera në Kinë.