Lëshohet paralajmërim për cunami pas një tërmeti me magnitudë 6.8 që godet brigjet lindore të Japonisë

Lëshohet paralajmërim për cunami pas një tërmeti me magnitudë 6.8 që godet brigjet lindore të Japonisë

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së ka bërë të ditur se një tërmet me magnitudë 6.8 ka goditur brigjet lindore të Japonisë në orën 08:03 GMT, transmeton Anadolu.

Tërmeti ndodhi pranë prefekturës Iwate në një thellësi prej 10 kilometrash.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka lëshuar një paralajmërim për cunami për vijën bregdetare lindore të prefekturës.

Sipas agjencisë, valë deri në 1 metër mund të formohen përgjatë bregdetit Iwate.

MARKETING