“Lavdëroni ata që shkojnë te varri i Adem Jasharit”, Vuçiq mbron Marko Gjuriq për fotografin me terroristin serb
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për fotografinë e ambasadorit serb në SHBA, Marko Gjuriq dhe organizatorit të sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq,
Vuçiq tha se nuk e ka pyetur Gjuriqin se kur është bërë fotografia, as ku dhe pse.
“Nuk e pyeta kur, ku dhe pse. Nuk e pyeta asgjë nëse është ngritur nga tavolina për të parë Milan Radoiçiqin, për t’u ulur një ose dy minuta apo ka ardhur me të”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se këtë e kritikojnë njerëzit që shkojnë te varri i Adem Jasharit, duke menduar për politikanin serb, Nikola Sanduloviq.
“Tani po sulmojnë Marko Gjuriqin, po i shikoj të gjithë denoncuesit dhe hajdutët e tjerë se si do t’i raportojnë dikujt diku”. Dhe lavdëroni ata që shkojnë te varri i Adem Jasharit, i cili vrau ushtarë dhe policë serbë. Dhe pastaj shkruani se si BIA paralizoi një kriminel (Nikola Sanduloviq). “Gjithçka është kthyer përmbys në këtë vend”, u shpreh Vuçiq, raporton Nova.
Vuçiq muajin e kaluar paralajmëroi se Gjuriq po kthehet në Serbi dhe se do të ketë “një nga postet më të rëndësishme në vend”.
Ndërkaq, një urdhër i INTERPOL-it është lëshuar për Milan Radoiçiqin për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë shtator të vitit 2023, ku u vra një polic i Kosovës dhe tre serbë nga grupi i Radoiçiqit.