Largohen disa deponi të mëdha të egra në komunat, Çair, Karposht, Gjorçe Petrov dhe Aerodrom
Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup, gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmjes së kaluar realizuan aktivitete për pastrimin e disa deponive të mëdha të egra në komunat Çair, Karposh, Gjorçe Petrov dhe Aerodrom të Shkupit.
Siç informoi “Higjiena Komunale”- Shkup, është larguar deponia e madhe e egër e vendosur në rrugën Xhon Kenedi, në afërsi të SHFK ,,Vasil Glavinov”, ku u ngriten rreth 20 metra kub mbetje komunale kryesisht të përziera të hedhura në sipërfaqen publike.
Intervenim është bërë edhe në vendbanimin Tërnodol në komunën Karposh, ku janë pastruar 10 metra kub mbetje komunale të përziera dhe mbetje nga paketimet e kartonit të hedhura në mënyrë të paligjshme, si dhe në bulevardin Aradhat Partizane, në afërsi të postës në komunën Gjorçe Petrov, ku është larguar mbetja e vëllimshme dhe disa goma automobilistike të hedhura në sipërfaqet me bar.
NP Higjiena Komunale – Shkup realizoi aktivitete edhe në rrugët Kosta Novakoviq dhe Anastas Mitrev në komunën Aerodrom të Shkupit, në kuadër të të cilave janë ngritur gjithsej 20 metra kub mbetje të vëllimshme dhe
ndërtimore të hedhura në mënyrë të paligjshme.