LAMM: Normalizohet trafiku në rrugën Shkup – Kumanovë

LAMM: Normalizohet trafiku në rrugën Shkup – Kumanovë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se është normalizuar trafiku në rrugën Shkup-Kumanovë.

“Në orën 13:30 në rrugën Shkup – Kumanovë, te kryqëzimi Hipodrom në drejtim të Kumanovës, trafiku është rikthyer në normalitet”, thonë nga LAMM.

Nga atje gjithashtu njoftojnë se trafiku në vend po zhvillet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

“Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër lugina e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

MARKETING