Lajçak vizitë në Londër, zhvillon bisedime për Ballkanin Perëndimor

Lajçak vizitë në Londër, zhvillon bisedime për Ballkanin Perëndimor

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka njoftuar këtë të enjte se ka pasur një vizitë shumë të dobishme në Londër, ku ka diskutuar për zhvillimin e situatës në Ballkanin Perëndimor.

“Ishte një vizitë jashtëzakonisht e dobishme në Londër në fillim të kësaj jave, ku diskutova zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe prioritetet e qeverisë së re (britanike) në lidhje me atë rajon”, ka shkruar Lajçak në platformën X (Twitter).

Ai shtoi se mezi pret bashkëpunimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, si dhe hapat e përbashkët në rajonin e Ballkanit Perëndimor./

MARKETING