Lajçak paralajmëron fillimin e përgatitjeve për një takim Bislimi-Petkoviq gjatë javëve të ardhshme

Lajçak paralajmëron fillimin e përgatitjeve për një takim Bislimi-Petkoviq gjatë javëve të ardhshme

Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka paralajmëruar për javën që vjen nisjen e përgatitjes së një takimi në nivel kryenegociatorësh në mes Kosovës dhe Serbisë, që do të zhvillohet gjatë javëve të ardhshme.

Lajçak gjatë përmbledhjes së aktiviteteve të tij përmes një postimi në Facebook, të dielën, paralajmëroi takim në mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit.

“Këtë javë që vjen, do të fokusohem në përgatitjen për takimin e radhës të negociatorëve kryesorë në Bruksel, të cilin do të dëshiroja ta organizoja në javët e ardhshme”, ka shkruar Lajçak, ku paraprakisht tregoi për vizitën e tij që kishte në Mal të Zi, këtë javë.
Lajçak gjatë një diskutimi të premten në Mal të Zi theksoi se nuk pritet të ketë progres në dialog para zgjedhjeve. Ai ka theksuar se janë duke e përgatitur terrenin që të ketë përparim të shpejtë menjëherë pas zgjedhjeve.

Ndryshe, dialogu Kosovë-Serbi është në ngërç tash e një kohë. Shumë diplomatë perëndimorë përmendin rrezikun që ngecja në dialogun do të tensionojë situatën në veri të Kosovës.

MARKETING