Lajçak jep detaje për vizitat që zhvilloi në SHBA, thotë se bisedoi më shumë për situatën në veri të Kosovës

Lajçak jep detaje për vizitat që zhvilloi në SHBA, thotë se bisedoi më shumë për situatën në veri të Kosovës

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lakçak, në javën që po e lëmë pas, ka qëndruar për vizitë në Washington DC.

Lajcak bënë të ditur se ka zhvilluar disa diskutime produktive me kolegë dhe zyrtarë mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjet e përbashkëta BE-SHBA.

Me anë të një postim në Facebook, Emisari i BE-së tha se qëndrimi në ShBA ishte shumë i rëndësishëm për të krahasuar shënimet “me bashkëbiseduesit e mi gjatë kësaj kohe të ndjeshme”.

Në takimet që i ka zhvilluar me nënsekretaren e shtetit Victoria Nuland dhe këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet, Lajçaku thotë se kanë ndarë “një vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës”.

“Ne theksuam rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm dhe kthimit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, u shpreh ai.

Gjatë qëndrimit të tij në Washington, Lajçaku thotë të jetë takuar edhe me kolegun e tij, Zëvendës Ndihmës Sekretarin, Gabriel Escobar për të shkëmbyer shënime mbi situatën në rajon.

“Vlerësohet shumë bashkëpunimi ynë i ngushtë dhe mbështetja e fortë nga SHBA-ja”, deklaroi emisari evropian.

Për më tepër, Lajçaku thotë se pati diskutime domethënëse me disa zyrtarë amerikanë, duke përfshirë Zëvendës Këshilltarin Kryesor të Sigurisë Kombëtare Jon Finer, Drejtoren e Lartë për Evropën Amanda Sloat, Senatorët Chris Van Hollen dhe Chris Murphy dhe Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare Celeste Ëallander.

“Isha me fat që u takova edhe me Nënsekretaren e Përgjithshme të OKB-së Rosemary DiCarlo gjatë vizitës së saj të shkurtër në DC. Këto diskutime rrodhën rreth situatës së sigurisë, hapave të nevojshëm për de-përshkallëzimin dhe rrugës përpara si në Dialog ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, theksoi emisari i BE-së.

Nga SHBA-ja, ai thotë të jetë kthyer menjëherë në Bruksel “për të ndihmuar Përfaqësuesin e Lartë Borrell në zhvillimin e takimeve të menaxhimit të krizës me Presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin Albin Kurti”.

“Synimi ynë ishte të gjejmë një rrugëdalje nga situata në veri të Kosovës, e cila vazhdon të jetë shumë e tensionuar. “Në emër të BE-së, pritshmëritë tona të qarta i prezantuam të dyja palëve, të fokusuara në 3 elementë: 1. depërshkallëzimi, 2. zgjedhje të reja në veri, 3. kthim në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Në ditët në vijim do të qëndrojmë në kontakt të ngushtë me të dyja palët, ndërsa do të ndjekim nga afër zhvillimet në terren”, përfundoi Lajçaku.

Kujtojmë se të enjten, Kurti dhe Vuçiqi qëndruan në Bruksel për takime me Borrellin e Lajçakun. Pas takimeve të ndara me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë, Borrelli doli në një konferencë për media, për të treguar se palët janë pajtuar për zgjedhje të reja në komunat veriore, ndërsa kërkoi lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia.

Po ashtu, tha se EULEX-i do t’i monitorojë rastet e serbëve të arrestuar në Kosovë, arrestime të cilat ai i quajti “arbitrare”.

MARKETING