Lajçak: E dënova fuqishëm sulmin terrorist që synonte infrastrukturën kritike në Kosovë
Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë një përmbledhje të aktiviteteve të tij të javës që lamë pas.
Ai në këtë postim ka përmendur sulmin në Ibër-Lepenc, duke e quajtur atë terrorist.
“ … Kosova përjetoi një sulm të dënueshëm terrorist që synonte infrastrukturën kritike – një akt që e dënova fuqishëm”, ka shkruar Lajçak.
Ai ka thënë se është e rëndësishme që udhëheqësit e ri të BE-së, presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, përfaqësuesja a ardhshme e lartë e BE-së, Kaja Kallas dhe komisionerja për zgjerim Marta Kos, kanë treguar se e kanë prioritet procesin e zgjerimit.
“Ishte e rëndësishme të shihej se në javën e tyre të parë në detyrë, Presidenti i Këshillit Costa, përfaqësuesja a ardhshme e lartë e BE-së Kaja Kallas dhe komisionerja për Zgjerim Marta Kos u takuan me liderët e Ballkanit Perëndimor duke dërguar një sinjal të qartë se zgjerimi i BE-së është prioriteti i tyre”, ka shkruar Lajçak.