Ky telefon mund të jetë ndër pajisjet më të holla të palosshme në botë

Ky telefon mund të jetë ndër pajisjet më të holla të palosshme në botë

Honor Magic V5 mund të jetë ndër telefonat më të hollë me palosje në treg, me një trashësi më të vogël se 9 mm.

MARKETING

Modeli i ri sjell gjithashtu ngjyra interesante, duke përfshirë një nuancë të re ari.

Edhe pse detajet e kamerës, ekranit dhe funksioneve nuk janë konfirmuar ende, thashethemet tregojnë për specifikime mbresëlënëse, përcjell Telegrafi.

Modeli mund të ketë një bateri të madhe 6,100 mAh me mbështetje për karikim të shpejtë 66W, që është një përmirësim në krahasim me paraardhësin e tij.

Magic V5 mund të mbajë çipin Snapdragon 8 Elite, dhe ekrani i brendshëm mund të jetë një LTPO.

Thashethemet për një kamerë të fuqishme periskopi 200 MP, e cila nuk duhet të kompromentojë cilësinë e xhirimeve, gjithashtu tërheqin vëmendje të veçantë.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, prezantimi i tij pritet deri në fund të qershorit.

MARKETING