Ky është shkupjani i cili grabiti dy kompani për kredi të shpejta

Ky është shkupjani i cili grabiti dy kompani për kredi të shpejta

Policia ka njoftuar se ka arrestuar shkupjanin i cili dyshohet se ka grabitur dy kompani për kredi të shpejta.
“Më 26.10.2025 në Shkup, punonjës policie nga SPB Shkup arrestuan B.A. (25) nga Shkupi. Ai dyshohet se më 15.08. dhe 18.08.2025 ka kryer grabitje në dy filialet e shoqërive financiare në zonat e Qendrës dhe Bit Pazarit, duke marrë para nën kërcënimin e armës së zjarrit. Personi është mbajtur në stacionin policor dhe gjatë bisedës zyrtare ka pranuar veprat e kryera. Në koordinim me prokurorin publik, ndaj tij është ngritur aktakuzë në procedurë të shpejtë, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh”, thonë nga MPB.

MARKETING