‘Ky është fillimi i fundit për Putin’/ Ish-kryeministri rus komenton rebelimin e ‘Wagner’: Prigozhin do të shkojë diku në xhungël

‘Ky është fillimi i fundit për Putin’/ Ish-kryeministri rus komenton rebelimin e ‘Wagner’: Prigozhin do të shkojë diku në xhungël

Ish-kryeministri i Rusisë, Mikhail Kasyanov i njohur për kritikat e tij ndaj presidentit Putin, ka komentuar largimin e papritur të Yevgeny Prigozhin nga Rusia. Ai tha se Prigozhin shumë shpejt do t’i drejtohet xhunglës, teksa shtoi se Putin nuk mund ta falë atë për vendimin që mori, shkruan BBC.

“Mendoj se së pari do të shkojë në Bjellorusi, por mendoj se do të shkojë nga Bjellorusia në Afrikë dhe do të jetë diku në xhungël apo diçka e tillë. Zoti Putin nuk mund ta falë atë për këtë”, tha ai.
Prigozhin, thotë ai, ka shkatërruar stabilitetin e Putinit dhe jeta e tij do të jetë nën një pikëpyetje të madhe. Për Putinin, thotë Kasyanov, ky është fillimi i fundit, ndërsa u shpreh se presidenti është në telashe shumë të mëdha tani.

MARKETING