KV Shkëndija Volej U16 triumfon në turneun mbarëkombëtar të volejbollit!

KV Shkëndija Volej U16 triumfon në turneun mbarëkombëtar të volejbollit!

Një super event sportiv, organizuar në mënyrë fantastike nga legjenda e volejbollit shqiptar Habil Ajeti, ka sjellë emocione dhe garë cilësore në parket.

Turneu mbarëkombëtar U16, me pjesëmarrjen e ekipeve nga Tetova, Vlora, Drenica dhe Kërçova, u mbyll me një sukses të madh për KV Shkëndija Volej.

Skuadra tetovare, e udhëhequr nga trajnerja Semra Bexheti, zhvilloi ndeshje të shkëlqyera dhe triumfoi në finalen ndaj KV Skenderaj, duke e ngritur lart trofeun e këtij turneu të rëndësishëm festiv.

Atmosfera ishte elektrizuese, ndërsa niveli i volejbollit që u shfaq në parket tregoi edhe një herë se brezat e rinj po vijnë fuqishëm.

Reagimi i kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami:

“Kisha kënaqësinë që sot të ndjek nga afër ndeshjen finale të volejbollit në mes KV Shkëndija Volej dhe KV Skenderaj nga Drenica! Ndeshje e bukur, dinamike dhe me një atmosferë të mrekullueshme. Ndërsysh, ky turne u organizua për nder të festave të nëntorit. Përgëzoj ekipet pjesëmarrëse dhe ju uroj suksese në të ardhmen!”

Turneu, krahas vlerës sportive, shërbeu edhe si një ngjarje që bashkoi treva shqiptare dhe promovoi talentet e reja të volejbollit.

KV Shkëndija Volej U16 u shfaq si krenari për Tetovën dhe një sinjal i qartë se e ardhmja është premtuese!

MARKETING