Kusari- Lila: Nuk kam komunikuar me Radojiçiqin

Kusari- Lila: Nuk kam komunikuar me Radojiçiqin

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, ka folur rreth përgjimeve të publikuara sot nga gazeta Nacionale, ku ajo dëgjohet duke komunikuar me zyrtarin e lartë të Listës Serbe Slavko Simiq.

Në këto biseda përmendet edhe nënkryetari i kësaj partie Milan Radojçiq, i cili është në kërkim nga autoritetet kosovare dhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo në një deklaratë për media tha se nuk ka pasur asnjëherë komunikim me nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radojçiq.

Kusari-Lila tha se nuk ka numër e as kontakt të tij, dhe se ka refuzuar të komunikojë me të.

E para e deputetëve të VV-së theksoi se kurdo që Radojçiq do të zihet ai do të arrestohet.

“Prandaj nuk ka ndonjë hapësirë për ndonjë komunikim tjetër në raport me këtë person”, tha ajo.

Mimoza Kusari – Lila, tha se komunikimi i saj ka ndodhur me dy zyrtarët e kësaj partie, Igor dhe Sllavko Simiqin, por në suaza të normales.

Kusari-Lila theksoi se është biseduar për votimin e tri projektligjeve: Ligji për Festa Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare dhe Ligji për Vetëqeverisjen Lokale.

MARKETING