Kurti: Sulmi dëshmon luftën aktive hibride të Serbisë

Kurti: Sulmi dëshmon luftën aktive hibride të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka përgëzuar institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional ndaj kërcënimit me bombë në Kuvendin e Kosovës.

Kurti ka theksuar se konfirmimi i origjinës serbe të sulmit tregon për një tjetër akt të luftës hibride të Serbisë kundër Kosovës, duke nënvizuar vazhdimin e kërcënimeve ndaj sigurisë dhe stabilitetit të vendit.

“Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë”, ka thënë Kurti, duke shpërndarë statusin e Facebookut të ministrit në detyrë Xhelal Sveçla.

MARKETING