Kurti shkon për ngushëllime te familja e policit të vrarë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar në vizitë te familja e policit, Afrim Bunjaku që u vra gjatë kryerjes së detyrës nga forcat kriminale serbe në veri.
Zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku është vrarë në orët e para të së dielës në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës.
Sipas Policisë, si pasojë e sulmit është plagosur një zyrtar policor dhe një tjetër është lënduar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur sulmin si terrorist, duke thënë se krimi i organizuar me “mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë”.