Kurti: Serbia po i kopjon metodat ruse për të kërcënuar Kosovën dhe rajonin tonë në përgjithësi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka dalë në konferencë para pak minutash, ky ka dhënë detaje shtesë pas sulmit terrorist dy ditë më parë në veri.
Kurti ka akuzuar Serbinë se po i kopjon metodat ruse për të kërcënuar Kosovën dhe rajonin në përgjithësi.
“Serbia po i kopjon metodat ruse për të kërncënuar Kosovën dhe rajonin tonë në përgjithësi, me gjithë këto, edhe kjo përpjekje është e destinuar të dështojë pasi Kosova mbështetet në vlerat demokratike perëndimore që na kanë forcuar neve së brëndshmi dhe e kanë forcuar partneritetin tonë së jashtmi me aleatët rajonalë, strategjikë, evropian e amerikane. Ky bashkëpunim dhe përkushtim I Kosovës ndaj sigurisë, paqes dhe stabilitetit të qëndrueshem do të triumfojë ndaj cdo përpjekje për destabilizim. Kosova është një shembull për rajonin për menyrën se si I trajton komunitetet pakice dhe jo shumice dhe institucionet e saj demokratike. Liria dhe demokracia që mbizotërojne dëshmojnë përkushtimin tëonë ndaj barazisë”, u shpreh ai.