Kurti: Serbia po e shkel marrëveshjen e Ohrit, ndërkombëtarët ta gjykojnë dhe dënojnë

Kurti: Serbia po e shkel marrëveshjen e Ohrit, ndërkombëtarët ta gjykojnë dhe dënojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se BE-ja dhe SHBA-ja duhet ta gjykojnë dhe dënojnë Serbinë për sjellje destruktive në lidhje me marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve.
Kurti tha se edhe pse marrëveshja nuk është nënshkruar, ajo është pranuar nga të dy palët dhe se këtë e kanë pranuar edhe 27 anëtarët e BE-së, transmeton Zeri.info.

“Ndonëse nuk ka nënshkrim, kemi marrëveshje, sepse BE-ja ka konstatuar një gjë të tillë, por jo vetëm kaq, janë 27 shtetet e BE-së që më 9 shkurt e kanë pranuar këtë. Ne kemi marrëveshje, është gjë tjetër që pala serbe refuzon ta nënshkruajë, sepse sic e zbuloi vetë nuk do ta zbatojë”

“Tashmë kanë dhen indikacione të qarta se po shkelin marrëveshjen, unë pres nga BE-ja dhe SHBA-ja që sjelljen destruktive të Serbisë, ta gjykojnë dhe ta dënojnë”, tha Kurti në një intervistë në RTK.

Ai tha se ka qenë jo vetëm konstruktiv në dialog, por edhe kreativ duke propozuar zgjidhje e modele.
“Unë në fakt kam qenë shumë kreativ, jam e vetmja palë që ka propozuar vazhdimisht zgjidhje e modele, që janë edhe çështje të brendshme të konfidicialitetit të bisedimeve:

Ai shtoi se Serbia nuk e nënshkroi se edhe ata po e dinë, se është njohje de facto.

MARKETING