Kurti pret përfundimin e ezanit për të prerë shiritin e përurimit të ujësjellësit në Bardh të Madh (VIDEO)

Kurti pret përfundimin e ezanit për të prerë shiritin e përurimit të ujësjellësit në Bardh të Madh (VIDEO)

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrat Elbert Krasniqi dhe Liburn Aliu si dhe kryeshefin Ekzekutiv të KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu po marrin pjesë në përurimin e fillimit të punës për rregullimi e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë-Kosovës.

albin kurti

Vizita po realizohet në fshatin Bardh i Madh ku do të bëhet inaugurimi i pjesës së parë të këtij projekti ndërsa pjesa tjetër do të përurohet në “Lagjen 29” në Fushë Kosovë, njofton Klankosova.tv.

Por, edhe pse 30 minuta me vonesë në ngjarje, Kurti sërish ka pritur përfundimin e ezanit për të prerë shiritin e ujësjellësit në Bardh të Madh.

MARKETING