Kurti: Po e forcojmë ushtrinë për të mbrojtur veten, jo për të sulmuar të tjerët

Kurti: Po e forcojmë ushtrinë për të mbrojtur veten, jo për të sulmuar të tjerët

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova po e forcon ushtrinë për të mbrojtur veten, jo për të sulmuar të tjerët.

Këto komente ai i ka bërë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023 të Kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ne nuk e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për të qenë mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur vetveten. Për një Kosovë më të sigurt, më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë”, ka thënë shprehur Kurti.

Më herët Kurti ka thënë se Kosova është e gatshme që të kontribuojë në de-eskalimin e situatës në veri. Ai ka theksuar se qeveria e Kosovës do të angazhohet të ulë numrin e oficerëve të policëve të cilët prej javësh janë pozicionuar në Komunat në veri.

MARKETING