Kurti për dy viktimat në Pejë: Humbje e madhe për vendin tonë

Kurti për dy viktimat në Pejë: Humbje e madhe për vendin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngushëlluar familjen që humbi dy anëtarë nga vërshimet në Pejë.

Kurti, është shprehur se kjo është humbje e madhe për Kosovën.
Tutje, ai u uroi të lënduarve shërim sa më të shpejtë.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetëve të dy qytetarëve tanë, Dion Ademaj dhe Mirsada Ademaj, nga vërshimet e mbrëmshme në Pejë”, shkroi Kurti.
“Kjo humbje e madhe për familjet Ademaj dhe Hoxhiq është humbje e madhe për vendin tonë. Në këto ditë të rënda, dhembjen e ndajmë bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre”.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”.

“Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë. Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar me kapacitetet e saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave që të ndihmojë në përballimin dhe tejkalimin e pasojave të vërshimeve. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, janë në komunikim me Komunën e Pejës për të koordinuar veprimet në ofrim të mbështetjes së nevojshme”.

MARKETING