Kurti pas deklaratës së Trumpit: Trysnia duhet të jetë mbi Beogradin

Kurti pas deklaratës së Trumpit: Trysnia duhet të jetë mbi Beogradin
MARKETING
Presidenti amerikan të dielën në një postim në rrjetet social duke u zotuar për paqe Izrael- Iran përmendi edhe raportin Kosovë- Serbi. Ai tha se gjatë mandatit të parë të tij parandaloi luftën Kosovë- Serbi, derisa kritkoi politikën e Bidenit në këtë raport. Trump u zotua se do ta rregullojë sërisht këtë çështje,
Lidhur me këto deklarata sot u pyet Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Ai për arritjen e një marrëveshje me Serbinë trysnia duhet të jetë mbi Beogradin.
“Unë besoj që normalizimi është i mundur, trysnia duhet të jetë mbi Beogradin dhe gjithmonë e mirëpresim rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat paraqesin aleatin tonë kryesor, partnerin e pazëvendësueshëm dhe mikun special në tri fusha kryesore, e para është mbrojtja, e dyta diplomacia dhe e trata është zhvillimi”, ka deklaruar Kurti, tek ka komentuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili derisa ka thënë se ka Irani dhe Izraeli duhet dhe do të arrijnë marrëveshje, ka përmendur edhe konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se gjatë mandatit të tij të parë “kishte ndaluar mundësinë e eskalimit të situatës
Kurti ka theksuar se është e domosdoshme që Serbia të ndërmarrë tri veprime për të arritur një marrëveshje për normalizim.
“Ne kemi një marrëveshje bazike me Serbinë e cila po shkelet nga Serbia dhe natyrisht që për të normalizuar marrëdhëniet në mes të dy vendeve tona është e domosdoshme që ata së pari t’ua dorëzojnë autoriteteve tona Milan Radoiçiqin, kryekriminelin i cili na e vrau rreshterin Afrim Bunjaku, më pastaj të pranojnë ta nënshkruajnë Marrëveshjen bazike me Aneksin e zbatimit dhe njëkohësisht ta tërheqin atë letrën nga dhjetori i vitit 2023 kur ish-kryeministrja Bërnabiq pati thënë se nuk e respekton integritetin territorial Kosovës”, tha Kurti pas vënies së gurit themeltar të QKMF-së në Shtime.