Kurti paralajmëron ftesa për liderët e partive opozitare për zgjedhjen e presidentit

Kurti paralajmëron ftesa për liderët e partive opozitare për zgjedhjen e presidentit

MARKETING

Kryeministri Albin Kurti ka thënë do të dërgojë ftesa për liderët e partive opozitare për të diskutuar procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

MARKETING

Sample Image

Gjatë një konference për media, Kurti tha se ende nuk kishte kohë të mjaftueshme për konsultime të brendshme lidhur me takimet e ardhshme, por theksoi rëndësinë e arritjes së një konsensusi të gjerë.

“Pa dyshim që do të bëjë ftesa për takime me kryetarët e partive opozitare, në mënyrë që të shohim se cilat janë rrugët për të arritur numrin prej së paku 80 deputetëve. Unë nuk besoj se është mirë të jemi vetëm 80 apo 81 deputetë; duhet të jemi rreth 85, 84 deri në 86, që të jemi të sigurt në mënyrë që ta zgjedhim presidentin aty”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se pritshmëritë dhe kërkesat që do të shqyrtohen gjatë këtyre takimeve do të bëhen të qarta vetëm pas zhvillimit të tyre.
Shefi i ekzekutivit tha se çështja e postit të presidentit është urgjente, por sipas tij “është e rëndësishme që të kemi sukses”.
“Sigurisht që kjo është çështje tejet e rëndësishme zgjedhja e presidentit edhe ne e marrim me seriozitetin më të lartë institucional e politik. Në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, nëse nuk jam gabim kemi kohë deri më datën 28 prill që do të thotë se i kemi 30 ditë, pra nuk janë tri ditë, janë 30 por do të përpiqemi që sa më parë të bëjmë sa më shumë, por mua më nevojiten konsultimet e brendshme dhe natyrisht ajo që dihet është që pas këtyre konsultimeve të brendshme që do t’i zhvillojë menjëherë do të dërgojë ftesa për takim me kryetarët e partive opozitare. Edhe një herë po them që sa është e rëndësishme ta trajtojmë me urgjencë, është e rëndësishme që të kemi sukses. Sepse në fund të fundit nuk duhet të matemi me përpjekjet që bëjmë por me suksesin që e arrisim“, tha Kurti.

Tutje ai u shpreh “Në këtë drejtim, çështja është e rëndësisë së lartë, është urgjente por aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese megjithatë na i ka dhënë një periudhë kohore e cila na mundëson jo vetëm të veprojmë shpejt por njëkohësisht edhe të mos bëjmë gabime në mënyrë që të arrijmë aty ku duhet”.

MARKETING