Kurti: Mbi 4 miliardë euro buxheti për vitin 2026, punonjësit e sektorit publik do të marrin edhe pagën e 13-të

Kurti: Mbi 4 miliardë euro buxheti për vitin 2026, punonjësit e sektorit publik do të marrin edhe pagën e 13-të

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka miratuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2026.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se buxheti për vitin 2026 është mbi katër miliardë euro, transmeton Telegrafi.

“Ashtu siç e parasheh ligji për financa publike brenda afatit ligjor, sot po miratojmë projektligjin për ndarjen buxhetore për vitin fiskal 2026. Sikurse çdo vit, edhe ky vit do të ketë shumë ris. Së pari kam kënaqësinë të ju njoftojë se është buxhet me vlerë prej 4 miliardë euro”, tha Kurti.

Ai tha se në buxhet gjithashtu është përfshirë edhe rritja e pagës bazë, për çdo vit përvojë pune.

Po ashtu, ai premtoi se të gjithë punonjësit e sektorit publik do të marrin edhe pagën e 13-të.

“Buxheti për vitin 2026, përfshin rritjen e pensioneve, shtesat e lehonave, shtesat e fëmijëve, me këtë buxhet rritet edhe mbështetja për kulturën dhe sportin, për ndërmarrësit, për sektorët privat, por edhe për investime. Me këtë buxhet sigurohet qëndrueshmëria e shtetit tonë”, theksoi ai.

MARKETING