Kurti: Hapi i parë për depërshkallëzim është përfundimi i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë

Kurti: Hapi i parë për depërshkallëzim është përfundimi i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Veç tjerash, situate e fundit në veri të vendit ishte temë diskutimi mes Kurtit dhe Al Nahyan.
Kryeministri i tha atij se dhuna në veri u shkaktua nga grupe fashiste që janë në listën e pagave të Serbisë.

“Tha se përshkallëzimi erdhi si rezultat i pengimit me forcë të hyrjes në vendet e tyre të punës të kryetarëve të ri dhe dhuna nga grupe fashiste që janë në listën e pagave të Serbisë dhe të kompanive private të personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti.

Tutje ai ka shtuar se hapi i parë për depërshkallëzim është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë.

“Ai shtoi se hapi i parë për de-përshkallëzim është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë, arrestimi i atyre që shkaktuan dhunë dhe zbatimi i Marrëveshjes Bazike deri në zgjedhje të reja”, ka thënë tutje Kurti, njofton Zyra e Kryeministrit.

MARKETING