Kurti godet opozitën për certifikimin e Listës Serbe: I shihi çfarë partish opozitare i kemi, fatkeqësisht

Kurti godet opozitën për certifikimin e Listës Serbe: I shihi çfarë partish opozitare i kemi, fatkeqësisht

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është ndërhyrje në sovranitet dhe demokraci të vendit.

Përkundër kësaj ndërhyrjeje, Kurti tha se “rreth 20% e votuesve serbë kanë votuar parti tjera nga Lista Serbe”.

Megjithatë, sipas tij, Lista Serbe nuk do të duhej fare të certifikohej për këto zgjedhje, duke akuzuar partitë opozitare.
“Tash ka qenë koha që Lista Serbe ta marrë mësimin duke mos e leju certifikimin e saj. Por i shihni çfarë partish opozitare i kemi, fatkeqësisht. As për këtë gjë nuk kanë mundur të mbajnë qëndrim parimor.” – tha Kurti, raporton Sinjali.

MARKETING