Kurti flet për koalicionin e ‘duhur’: Me LDK-në dhe Nismën bëhemi 80 deputetë

Kurti flet për koalicionin e ‘duhur’: Me LDK-në dhe Nismën bëhemi 80 deputetë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur sërish dëshirën e tij për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

MARKETING

Kryeministri në detyrë, Kurti theksoi se koalicioni “i duhur’ do të ishte ai me LDK-në. Majde, ai përmendi edhe tri votat e Nisma-së.

Sipas tij, vendi duhet të ketë opozitë, duke shtuar se nuk e përkrah idenë për Qeveri Tranzicionale.
“Unë i kam ofruar LDK-së për shkak se konsideroj që më së afërmi në bashkëqeverisje, edhe sa i përket orientimeve dhe përvojave, por edhe sa i përket elektorateve tona, do të ishte koalicion i duhur. Vetëvendosje plus LDK, plus pakicat joserbe, do të bëhej shtatëdhjetë e shtatë deputetë. 57 jemi, edhe 20 të LDK-së do të bëheshim 77. Madje nëse na shtohen edhe tre të Nismës do bëhemi 80-të. Edhe për marrëveshjet ndërkombëtare, kjo besojmë që është rruga e duhur përpara, unë nuk jam për ata solucionet qeveri teknike, qeveri tranzicionale, të cilat e lënë Kosovën pa opozitë ”, tha Kurti në RTK.

Ai ka përmendur ftesat që u bëri PDK-së e LDK-së në tentim për të dal nga ngërçi, që sipas tij, takimi trelateral përfundoi me bilateral dhe pa sukses.

Kurti ka thënë po ashtu se pa Nismën në zgjedhjet e nëntë shkurtit, AAK-ja do të mbetej nën prag.

Ai treguar se pse nuk ka një marrëveshje me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn.

Kurti tha se është mirë që Limaj më Nismën është kthyer në Kuvendin e Kosovës dhe se kjo parti do të duhej të ishte parti simotër me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Takimet kanë kaluar në një atmosferë ku është rritur besimi, ku është rritur mirëbesimi, vullneti për bashkëpunim. Mirëpo, ku nuk ka pasur mosmarrëveshje, thjesht për shkak të një insistimi, parakushti, madje as kushti, për bashkëpunim në të ardhmen për pozitën e kryeparlamentarit. Tash unë jam në koalicion parazgjedhor me Guxo dhe Alternativa. Një partie me tre deputetë t’ia japim kryeparlamentarin, kur e kam një parti që është dyfishi për nga numri i deputetëve, kjo e dëmton pariparueshëm arkitekturën e marrëveshjes paraprake që VV e ka me Guxo dhe Alternativa. Nuk ishte një gjë e mundur”, tha Kurti  në RTK.

Ndërsa, ai tha se PDK-ja nuk “i duhet” në Qeveri. Anipse Memli Krasniqin e kishte ftuar në takim për të dalë nga ngërçi.

“PDK-së i duhet edhe një mandat në opozitë. Mezi pas 20 vjetëve e nxorëm në opozitë dhe nuk e kuptoj pse ka zell për ta rikthyer në pushtet nga ata që janë në opozitë e nuk janë pjesë e PDK-së”, u shpreh Kurti.

MARKETING