Kurti: Duhet trajtuar situata e përkeqësuar humanitare në Gaza
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë jehonë thirrjeve të presidentit të SHBA-së rreth situatës në Gaza, transmeton Anadolu.
Kurti nëpërmjet rrjeteve sociale ka thënë se duhet trajtuar situata e përkeqësuar humanitare në Gaza për të siguruar qasjen në ushqim, ilaçe dhe nevoja tjera emergjente.
“Ne u bëjmë jehonë thirrjeve të presidentit të SHBA-së dhe udhëheqësve të tjerë të SHBA-së dhe BE-së për të trajtuar situatën e përkeqësuar humanitare në Gaza dhe për të siguruar qasja në ushqim, ujë, energji elektrike, ilaçe dhe furnizime të tjera kritike për të përmbushur nevojat themelore të civilëve të kapur në konflikt”, theksoi Kurti.
Konflikti i fundit në Gaza filloi më 7 tetor, kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksasë”, një sulm i befasishëm multi-dimensional, duke përfshirë një breshëri raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit.
Ushtria izraelite më pas nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës.
Përgjigjja e Izraelit është shtrirë deri në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nën një rrethim paralizues që nga viti 2007.