Kurti bëri homazhe te varri i Ibrahim Rugovës: Kontribuues i madh i unitetit të popullit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla dhe ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, sot në Ditën e Çlirimit, bëri homazhe e varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, raporton Ekonomia Online..
MARKETING
Kurti tha se Rugovën ishte “kontribuues i madh për unitetin e popullit dhe për ndërkombëtarizimin e çështje së Kosovës.
“Duke vënë lule të freskëta te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, një kontribuues i madh për unitetin e popullit dhe për ndërkombëtarizimin e Kosovës dhe çështjes kombëtare në përgjithësi gjatë gjithë viteve të 90-ta dhe më pas presidentit të parë të Kosovës pas do të vazhdojmë edhe te varri i simbolit të rezistencës, Mandeles së Shqiptarisë dhe Europës, Adem Demaçi, për të vijuar me kompleksin Adem Jashari”, tha Kurti, duke shtuar se me këto vizita shënon “kësisoj edhe gëzimin tonë për çlirim, por edhe kujtesën tonë për ata që punuan dhe sakrifikuan për shtetin që e ndërtojmë dhe e zhvillojmë sot”, tha Kurti për gazetarët.