Kurti arrin në Kuvend për takimin me liderët: Ta shohim kush po vjen, pastaj flasim

Kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për takimin e thirrur me liderët e partive politike.
MARKETING
Para hyrjes në ndërtesë, Kurti u deklarua shkurt për media, duke lënë të kuptohet se zhvillimet e takimit do të përcaktojnë edhe qëndrimet që do të ndahen me publikun.
“Tash po shkojmë në mbledhje. Së pari ta shohim kush po vjen, si po ecën, e mandej shpresojmë të kemi çfarë të themi”, u shpreh Kurti.
Pas tij, në Kuvend ka mbërritur edhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili nuk dha deklaratë para gazetarëve, por tha shkurt se do të prononcohet pas takimit.