Kurti: Albulena Haxhiu s’është as në pyetje e as në pikëpyetje

Kurti: Albulena Haxhiu s’është as në pyetje e as në pikëpyetje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mos konstituimin e Kuvendit, e ka cilësuar si pengesë të qëllimshme nga ana e opozitës
Sa i përket kandidates për kryetare të Kuvendit Albulena Haxhiut në këtë proces, Kurti u shpreh se emri i saj nuk është aspak në diskutim dhe se bllokimi po bëhet nga opozita përmes refuzimit të votimit të fshehtë.
“Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje. E përgjigja është votimi i fshehtë për çfarë opozita padrejtësisht dhe me dëm për shtetin e Kosovës po e pamundëson kuorumin”, tha Kurti në një deklarim për media pas fillimit të konferencës shkencore “Java e Albanologjisë.

MARKETING