Kurti akuza të rënda për ish-opozitën: S’votojnë kundër Listës Serbe, maksimumi abstenojnë – e frikshme

Kurti akuza të rënda për ish-opozitën: S’votojnë kundër Listës Serbe, maksimumi abstenojnë – e frikshme

Albin Kurti i Vetëvendosjes në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka pasur akuza tejet të rënda ndaj partive ish-opozitare duke u përshkruar “sinkronizimin”, përkatësisht bashkëveprim, me Listën Serbe.

“Kjo opozitë po e pengon të drejtën e mërgatës për të votuar, dhe këtë po e bën fatkeqësisht në sinkron me Listën Serbe. Përputhja me Listën Serbe është e frikshme.

Jo veç në Kuvend, e kundër meje e Glaukut, veç vëreni me kujdes, këta nuk votojnë kundër Listës Sebre, veç abstenojnë. Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme, dhe nevojitet syçelësi“, tha Albin Kurti.

MARKETING