“Kur Trump flet, bota duhet të dëgjojë!” Hegseth pas sulmit në Iran: Tani duhet paqe

“Kur Trump flet, bota duhet të dëgjojë!” Hegseth pas sulmit në Iran: Tani duhet paqe

Pas sulmit të SHBA-ve ndaj objekteve bërthamore iraniane në Fordo , Natanz dhe Isfahan, sekretari i mbrojtjes së SHBA-ve ka thënë në një konferencë për mediat se objektivi është arritur.

MARKETING

Ai u shpreh se me sulmin preciz të SHBA-ve gjatë natës janë shkatërruar ambiciet bërthamore të Iranit.
Pete Hegseth shtoi se edhe më herët presidenti Trump ka deklaruar se Irani nuk duhet të kishe armë bërthamore dhe sipas tij, kur “ky president flet, bota duhet ta dëgjojë”.

“Kur ky president flet, bota duhet ta dëgjojë. Dhe ushtria amerikane ne mund ta mbështesim atë. Ushtria më e fuqishme që bota ka njohur ndonjëherë asnjë vend tjetër në planetin Tokë nuk do të kishte mundur të kryente operacionin që kryetari do të përshkruajë këtë mëngjes.”

Megjithatë, Presidenti Trump “kërkon paqe”, vazhdon Hegseth, duke shtuar se Irani “duhet të zgjedhë atë rrugë”.

Sekretari i mbrojtjes përsëriti gjithashtu se Irani nuk duhet të hakmerret, siç theksoi presidenti mbrëmë. /Euronews/

MARKETING