Kundërzbulimi i ushtrisë ukrainase përgjon bisedën e ushtarit rus: Shkurti do të jetë vendimtar

Kundërzbulimi i ushtrisë ukrainase përgjon bisedën e ushtarit rus: Shkurti do të jetë vendimtar

Kundërzbulimi i ushtrisë ukrainase ka publikuar një bisedë të përgjuar mes një ushtari rus dhe gruas së tij, në të cilën ai ankohet se mund të shkojë me pushime pas gjashtë muajsh ose ndoshta vetëm pas një viti, duke shtuar se muaji shkurt do të jetë muaji vendimtar.

“Ata thonë se shkurti do të jetë muaji vendimtar sepse ata po mbledhin trupa. Ne kemi mbledhur trupat tona dhe pajisjet e reja ushtarake, kanë sjellë gjithashtu pajisje. Ky muaj ndoshta do të jetë përcaktues. Ose do të fitojmë ose do të prishim punë dhe lufta do të vazhdojë”, dëgjohet të thotë një ushtar rus në videon e publikuar, transmeton Telegrafi.

Ushtari i mobilizuar rus, ankohet gjithashtu se komanda i detyron vëllezërit e tij të nënshkruajnë kontratën, raporton Ukrainian Pravda.

“Na thanë se ndoshta ushtarët e mobilizuar do t’i lënë me pushime për gjysmë viti apo një vit, por në përgjithësi ne do të qëndrojmë këtu deri në fund të operacionit ushtarak. Ata as nuk duan të lënë personelin joushtarak. Dëshironi të dini të vërtetën? Ka vetëm një mënyrë për të shkuar në shtëpi. Në fakt, ka dy mënyra: rruga e parë është në arkivol, dhe mënyra e dytë është në fund të kësaj lufte. Kur gjithçka të ketë mbaruar, atëherë ndoshta do të kthehem”, i thotë ushtari gruas së tij.

Kjo nuk është hera e parë që regjistrohen bisedat e ushtarëve rusë me familjarët e tyre, ku ankohen për kushte çnjerëzore dhe sjellje të vrazhda të eprorëve të tyre. /Telegrafi/

 

MARKETING