Kundërofensiva ukrainase, Kievi: Kemi çliruar më shumë se 10 km territor në Zaporizhzhia

Kundërofensiva ukrainase, Kievi: Kemi çliruar më shumë se 10 km territor në Zaporizhzhia

Ushtria ukrainase ka çliruar disa territore në rajonin e Zaporizhzhias. Zëvendës shefi i shtabit të përgjithshëm ukrainas u shpreh se ushtra e Ukrainës ka çliruar më shumë se 100 km katror në pjesën juglindore të vendit.

“Gjatë javës së kaluar, trupat tona kanë avancuar në 3 kilometra pranë Mala Tokmachka dhe 7 kilometra në jug të Velyka Novosilka’, tha Hromov, gjatë një konferencë në Kiev.

Ai u bëri jehonë zyrtarëve të tjerë ukrainas që pretendojnë se shtatë vendbanime në zonë janë rimarrë, shumica e tyre janë fshatra të vegjël.

Ndërkohë, Rusia po përpiqet të përparojë në zona të tjera, me operacione sulmi në rajonin e Kharkiv dhe përgjatë pjesëve të frontit të Donetskut. Pas shkatërrimit të digës hidroelektrike Nova Kakhovka javën e kaluar, forcat ruse janë “përqendruar në pajisjen e linjave të reja mbrojtëse”, kjo sipas Hromov.

MARKETING