Kryeparlamentari Gashi dhe ambasadori Ulusoy: Mesazh miqësie për Ditën e Fitores

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup me rastin e 103-vjetorit të Ditës së Fitores. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.
Gjatë pritjes, e cila u mbajt nën kujdesin e ambasadorit turk Fatih Ulusoy dhe atasheut ushtarak, kolonel Recai Yılmaz, Gashi shprehu urimet e tij të sinqerta për festën kombëtare turke dhe vlerësoi marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.