Kryeministri ukrainas: Kundërofensiva kundër trupave ruse duhet të jetë e suksesshme

Kryeministri ukrainas: Kundërofensiva kundër trupave ruse duhet të jetë e suksesshme

Ukraina po përgatitet me kujdes për një kundërofensivë të re kundër forcave ruse, sepse sulmi është “shumë i rëndësishëm” dhe duhet “të demonstrojë sukses”.

Kështu deklaroi kryeministri i vendit, Denys Shmyhal për Sky News.

A i u shpreh se operacioni i shumëpritur do të nisë vetëm kur të ishte koha e duhur, por ai nuk dha asnjë tregues se kur mund të ndodhte.
Me presidentin rus Vladimir Putin që përkujton sot Ditën e Fitores, duke shënuar humbjen e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, kryeministri ukrainas nënvizoi se dita më e rëndësishme për Kievin do të ishte kur të mposhtej pushtimi rus.

MARKETING