Kryeministri spanjoll zbulon nëntë masa të reja për ndaljen e “gjenocidit në Gaza”

Kryeministri spanjoll zbulon nëntë masa të reja për ndaljen e “gjenocidit në Gaza”

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, shpalli të hënën nëntë masa të reja që kanë për synim ndaljen e “gjenocidit në Gaza”, transmeton Anadolu.

“Ajo që po bën Izraeli nuk është mbrojtje e vetvetes, por është shfarosje e një popullsie të pambrojtur”, tha Pedro Sanchez në një adresim televiziv.

Sanchez tha se, megjithëse Spanja “de facto” ka zbatuar nga viti 2023 e deri më tani një ndalim eksporti të armëve me Izraelin, qeveria spanjolle tani urgjentisht do të miratojë një ndalim “ të përhershëm”.

Madridi gjithashtu do të ndalojë anijet që transportojnë karburant për forcat izraelite të përdorin portet spanjolle. Po ashtu, avionët që transportojnë materiale të mbrojtjes do të ndalohen të hyjnë në hapësirën ajrore të Spanjës.

Sanchez shtoi se njerëzve të përfshirë “direkt në gjenocid, që kanë shkelur të drejtat e njeriut dhe kanë bërë krime lufte në Gaza” do t’u ndalohet hyrja në Spanjë.

Masa të tjera përfshijnë ndalimin e importeve nga vendbanimet e paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor dhe Gazën e pushtuar, kufizimin në minimum të shërbimeve konsullore spanjolle për qytetarët spanjollë që jetojnë në territoret e pushtuara dhe rritjen e pranisë së Spanjës në Rafah me trupa shtesë dhe projekte të reja të përbashkëta me Autoritetin Palestinez për të siguruar ushqim dhe ilaçe.

Spanja gjithashtu do të rrisë kontributin në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) me 10 milionë euro, derisa është zotuar për 150 milionë euro ndihmë humanitare shtesë për Gazën në vitin 2026.

“Ne e dimë se këto masa nuk do të jenë të mjaftueshme t’i japin fund krimeve të luftës, por shpresojmë që të shërbejnë si presion për kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe të zbusë vuajtjet e popullit palestinez”, theksoi Sanchez.

“Spanja nuk mund ta ndalë luftën e vetme, por, kjo nuk nënkupton se nuk duhet të provojmë”, shtoi ai.

MARKETING